Ju them me dore ne zemer, o zot i mire, - tha Sancoja, - se asaj hundekrrutes nuk i ziret bese dhe e kam fjalen, domosdo, sikunder qe e kuptoni, per vdekjen. Se per ate jane njelloj si ajo foshnja buzequmesht pathare, ashtu edhe ay kercuplaku truthare, qe s'eshte as per shtepi, as per are [...] shtie syte ne pallatet e mbreterve, sa edhe ne kalivet e varfanjakeve. Dhe kesaj zonje i pelqen me shume te deftenj sa eshte e forte e harbute, sesa te hiqet e druajtur dhe e sjellur. Dhe as eshte nazike hic asfare, se ha nga te gjitha, se, dua te them, i kullufit te gjithe, duke e mbushur trasten e saj me zahirera njerezish lloj-lloj nga te gjitha versat e nga te gjitha zanatet. S'eshte nga ata korres ajo, te cileve ua ka enda te bejne nje sy gjume ne dreke, se s'e heq asnje minute kosen nga dora dhe pret njelloj si barin e thate, ashtu dhe te njomin dhe, sikunder qe m'u volit te them edhe pak me pare, nuk zgjedh e as ha majen e gjerit, po perpin, kjo llufashja me e madhe e botes, c't'i dale perpara e c'te jete, se eshte tere kohes e uritur si nje qen dhe, ndonese Zoti s'e ka pajisur me bark vuan, duket, nga lebarkja, se kaq, po kaq e etur ua pi e ua perpin ate te shkrete jete njerezve, sa te thuash ti se po rrekellen ashtu nje shtambe me uje te ftohte.