Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
"Uji qe pikonte nga catia, bente nje vrime ne reren e oborrit. Degjohej: "pike-pike", e pastaj prape "pike" mbi nje gjysme flete dafine qe e bente te rrotullohej e te kercente duke e shtyre ne te carat e tullave. Sa kishte kaluar stuhia dhe tani, here pas here, flladi tundte deget e sheges, duke bere qe prej tyre te hidhte mbi toke nje shi te dendur me ca pika te ndritshme qe pastaj veniteshin. Pulat, te ngrysura dhe si te pergjumura, shkundnin here pas here krahet dhe vinin verdalle neper oborr, duke cukitur me nxitim per te kapur krimbat qe kishte nxjerre shiu nga toka. Me t'u care rete, dielli ndriconte guret, ylberizonte me te gjitha ngjyrat, pinte ujin e tokes, argetohej me ajrin duke u dhene shkelqim gjetheve me te cilat luante ajri. - C'ben aq shume ne nevojtore, djalosh? - Asgje, mama. - Po ndenje shume aty, ka per te dale ndonje gjarper e do te te kafshoje. - Po, mama. < <> <> - Te thashe qe te dalesh nga banja, djalosh. - Mire, mama, ja erdha. <> Ngriti syte dhe pa te emen te dera. - Pse vonohesh kaq shume? C'ben aty? - Po mendohem. - Pse ketu e gjete te mendohesh? Nuk te ben mire te rrish kaq shume ne banje. Vec kesaj, duhet te merresh me dicka. Pse nuk shkon te jot nunel per te shkoqur miser? - Mire, mama. Ja, po shkoj. *"