Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
- Doni te dini me te vertete se kush jam? - Po, kete dua te di. - Ne kuptimin e mirefillte te fjales? - Po. Ne kuptimin e mirefillte.. - Dijeni, pra: jam tip me vete! - Tip me vete? - thirri vajza dhe kukurisi hareshem, shpenguar, si ata qe kane kohe qe nuk kane qeshur me gjithe shpirt. - Qenkeni i lezetshem! Ulemi ne kete stolin ketu? Nuk kalon kush ne kete vend, s'na degjon njeri. Pa he, tregoni tani per veten. Se, sado qe thoni se nuk keni historira, nuk kam si e besoj, doni te me fshiheni... Po me pare me thoni se c'do te thote kjo: tip me vete? - Po ja, njeri origjinal, jo si te gjithe, qesharak njeri! - i thashe dhe ia krisa i pari te qeshurit, ashtu si beri ajo pak me pare. - Pune karakteri eshte. Po c'do te thote enderrimtar, e dini? - Enderrimtar? E si s'e ditkam? Une jam vete enderrimtare. Rri ulur prane gjyshes dhe c'nuk me shkon ne koke! Tjerr e tjerr histori ne qejfin tim! Deri per martesen me princ kinez... S'eshte dhe aq keq te enderrosh! Ama, edhe kete si ta marresh, sepse ne ke per c'te mendosh ne te vertete, enderrimet nuk kane c'te duhen, - shtoi mjaft serioze. - E po, bukur fort! Ne paskeni patur ne ato enderrimet tuaja martese me princ kinez, del qe me kuptoni si s'ka me mire. Degjoni, atehere... Por me pare emrin. Ju si quheni? U kujtuat, me ne fund! Me mire vone se kurre! - Vertet! Keni te drejte! Po ja qe edhe pa te e ndiej veten aq mire me ju!... - Me quajne Nastenjka. - Vetem kaq? - Po pse pak ju duket? S'u kenaqkeni kollaj ju!... - Jo, s'me duket pak!... Nastenjka, qenkeni shpirt njeriu! Qe me takimin e pare me jeni Nastenjka... - Ashtu, de!