JEREMIAH
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
Chapter 40
Jere | Alb | 40:1 | Fjala që iu drejtua nga Zoti Jeremias mbasi Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e kishte lënë të lirë nga Ramahu, duke e kapur ndërsa ishte i lidhur me zinxhirë në mes të të gjithë të internuarve të | |
Jere | Alb | 40:2 | Komandanti i rojeve zuri Jeremian dhe i tha: "Zoti, Perëndia yt, e ka shqiptuar këtë të keqe kundër këtij vendi. | |
Jere | Alb | 40:3 | Tani Zoti e realizoi atë dhe bëri ashtu si kishte thënë, sepse ju keni mëkatuar kundër Zotit dhe nuk keni dëgjuar zërin e tij. Prandaj ju ndodhi një gjë e tillë. | |
Jere | Alb | 40:4 | Ja sot po të zgjidh nga prangat që ke në duar; në rast se të pëlqen të vish me mua në Babiloni, eja, dhe unë do të kujdesem për ty; por në rast se nuk të pëlqen të vish me mua në Babiloni, qëndro. Ja, tërë vëndi është para teje; shko atje ku të pëlqen më tepër dhe ku ke më tepër rehati". | |
Jere | Alb | 40:5 | Duke qënë se Jeremia nuk vendoste të kthehej, Nebuzaradani tha: "Kthehu te Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, që mbreti i Babilonisë ka vendosur mbi qytetet e Judës; bano me të në mes të popullit ose shko atje ku e ndjen veten më rehat". Pastaj komandanti i rojeve i dha ushqime si dhe një dhuratë dhe e la të ikte. | |
Jere | Alb | 40:6 | Atëherë Jeremia shkoi te Gedaliahu, bir i Ahikamit, në Mitspah, dhe banoi aty në mes të popullit që kishte mbetur në vend. | |
Jere | Alb | 40:7 | Kur tërë krerët e forcave që ishin në krahinë mësuan nga njerëzit e tyre që mbreti i Babilonisë e kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit, si qeveritar të vendit dhe i kishte besuar atij burrat, | |
Jere | Alb | 40:8 | shkuan te Gedaliahu në Mitspah: Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani dhe Jonathani, bijtë e Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit, bijtë e Efait nga Netofa dhe Jezaniahu, bir i Maakathitit së bashku me njerëzit e tyre. | |
Jere | Alb | 40:9 | Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, iu betua atyre dhe njerëzve të tyre, duke thënë: "Mos kini frikë t'u shërbeni Kaldeasve, qëndroni në vend dhe i shërbeni mbretit të Babilonisë, dhe çdo gjë do t'ju shkojë mbarë. | |
Jere | Alb | 40:10 | Sa për mua, ja, unë do të qëndroj në Mitspah për të qënë në dispozicion të Kaldeasve, që do të vijnë te ne; por ju grumbulloni verën, frutat verore dhe vajin, vendosini në enët tuaja dhe qëndroni në qytetet tuaja që keni zënë". | |
Jere | Alb | 40:11 | Edhe tërë Judejtë që ishin në Moab, midis Amonitëve, në Edom dhe në të gjitha vendet, kur mësuan që mbreti i Babilonisë kishte lënë një pjesë të popullsisë në Judë dhe që kishte vendosur mbi ta Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit, | |
Jere | Alb | 40:12 | po, tërë Judejtë u kthyen nga të gjitha vendet ku ishin shpërndarë dhe erdhën në vendin e Judës te Gedaliahu në Mitspah dhe mblodhën verë dhe fruta verore me bollëk të madh. | |
Jere | Alb | 40:13 | Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë krerët e forcave që ishin në krahinë erdhën te Gedaliahu në Mitspah, | |
Jere | Alb | 40:14 | dhe i thanë: "A e di ti që Baalis, mbreti i Amonitëve, ka dërguar Ishmaelin, birin e Nethaniahut, që të të vrasë?". Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, nuk u besoi atyre. | |
Jere | Alb | 40:15 | Atëherë Johanani, bir i Kareahut, i tha në mënyrë të fshehtë Gedaliahut në Mitspah: "Oh, më lër të shkoj ta vras Ishmaelin, birin e Nethanjahut; askush nuk do ta mësojë. Pse duhet të të marr jetën, dhe kështu tërë Judejtë që janë mbledhur rreth teje të shpërndaheshin dhe pjesa që mbetet e Judës të vdesë?". | |