JEREMIAH
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
Chapter 24
Jere | Alb | 24:1 | Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i | |
Jere | Alb | 24:2 | Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin. | |
Jere | Alb | 24:3 | Atëherë Zoti më tha: "Çfarë po shikon, Jeremia?". Unë u përgjigja: "Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen. | |
Jere | Alb | 24:5 | "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre. | |
Jere | Alb | 24:6 | Unë do t'i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t'i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t'i shkatërroj më, do t'i mbjell dhe nuk do t'i çrrënjos më. | |
Jere | Alb | 24:7 | Do t'u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër. | |
Jere | Alb | 24:8 | Ashtu si këta fiq të këqij, madje aq të këqij sa nuk mund të hahen", kështu thotë Zoti, "në të njëjtën mënyrë do të braktis Sedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe kusurin e Jeruzalemit që do të mbetet në këtë vend dhe ata që banojnë në vendin e Egjiptit. | |
Jere | Alb | 24:9 | Do t'i braktis me qëllim që t'i trajtojnë keq dhe t'i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t'i shpërndaj. | |