ESTHER
Chapter 6
Esth | Alb | 6:1 | Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t'i sillnin librin e ngjarjeve për t'u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit. | |
Esth | Alb | 6:2 | U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero. | |
Esth | Alb | 6:3 | Atëherë mbreti pyeti: "Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?". Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: "Nuk u bë asgjë për të". | |
Esth | Alb | 6:4 | Atëherë mbreti tha: "Kush është në oborr?". (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t'i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të). | |
Esth | Alb | 6:5 | Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: "Ja, Hamani është në oborr". Mbreti tha: "Lëreni të hyjë". | |
Esth | Alb | 6:6 | Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: "Çfarë duhet t'i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?". Hamani mendoi në zemër të vet: "Cilin do të donte të nderonte mbretin më shumë se mua?". | |
Esth | Alb | 6:8 | të merret rroba mbretërore që ka veshur mbreti dhe kali mbi të cilin ka hipur dhe të vihet mbi kokën e tij një kurorë mbretërore. | |
Esth | Alb | 6:9 | T'i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t'i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!"". | |
Esth | Alb | 6:10 | Atëherë mbreti i tha Hamanit: "Shpejto, merr rroben dhe kalin, siç e the, dhe vepro kështu me Judeun Mardoke, që rri ulur pranë portës së mbretit, mos lër pa kryer asgjë nga ato që ke thënë". | |
Esth | Alb | 6:11 | Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!". | |
Esth | Alb | 6:12 | Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi të kthehet në shtëpinë e vet, i pikëlluar dhe kokëmbuluar. | |
Esth | Alb | 6:13 | Hamani i tregoi bashkëshortes së tij Zeresh dhe gjithë miqve të tij të gjitha sa i kishin ngjarë. Atëherë njerëzit e urtë dhe gruaja e tij Zeresh i thanë: "Në qoftë se Mardokeu para të cilit ke filluar të biesh është nga fisi i Judejve, ti nuk do të arrish të fitosh kundër tij, por do të rrëzohesh plotësisht para tij". | |