HOSEA
Chapter 1
Hose | Alb | 1:1 | Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit. | |
Hose | Alb | 1:2 | Kur Zoti filloi t'i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti". | |
Hose | Alb | 1:3 | Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë. | |
Hose | Alb | 1:4 | Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t'i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit. | |
Hose | Alb | 1:6 | Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t'i heq të gjithë. | |
Hose | Alb | 1:7 | Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t'i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t'i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit". | |
Hose | Alb | 1:9 | Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj. | |
Hose | Alb | 1:10 | Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t'u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t'u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë". | |