HOSEA
Chapter 12
Hose | Alb | 12:1 | Efraimi ngopet me erë dhe shkon pas erës së jugut; çdo ditë shumon gënjeshtrat dhe dhunën; bën aleancë me Asirinë dhe çon vaj në Egjipt. | |
Hose | Alb | 12:2 | Zoti është gjithashtu në grindje me Judën dhe do ta ndëshkojë Jakobin për sjelljen e tij; do ta shpërblejë sipas veprave të tij. | |
Hose | Alb | 12:3 | Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë. | |
Hose | Alb | 12:4 | Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne, | |
Hose | Alb | 12:6 | Prandaj ti kthehu te Perëndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmëri dhe ki gjithnjë shpresë te Perëndia yt. | |
Hose | Alb | 12:7 | Efraimi është një tregtar që mban në dorë kandarë jo të saktë dhe i pëlqen të mashtrojë. | |
Hose | Alb | 12:8 | Efraimi thotë: "Edhe jam begatuar, kam grumbulluar pasuri; në të gjitha mundimet e mia, nuk do të gjejnë tek unë asnjë paudhësi që të jetë mëkat". | |
Hose | Alb | 12:9 | "Por unë jam Zoti, Perëndia yt, qysh nga vendi i Egjiptit. Do të të bëj që të banosh akoma në çadra si në ditët solemne. | |
Hose | Alb | 12:10 | U fola profetëve, kam shtuar vegimet dhe me anë të profetëve kam përdorur krahasime". | |
Hose | Alb | 12:11 | Në qoftë se Galaadi jepet pas idhujtarisë, me siguri do të katandiset në asgjë. Sepse në Gilgal flijojnë dema, altarët e tyre do të jenë me siguri si grumbuj gurësh gjatë brazdave të arave. | |
Hose | Alb | 12:12 | Jakobi iku në fushën e Sirisë dhe Izraeli shërbeu për një grua, për një grua u bë rojtar dhensh. | |
Hose | Alb | 12:13 | Me anë të një profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga një profet. | |