Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JONAH
1 2 3 4
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 2
Jona Alb 2:1  Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
Jona Alb 2:2  "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.
Jona Alb 2:3  Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
Jona Alb 2:4  Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.
Jona Alb 2:5  Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
Jona Alb 2:6  Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
Jona Alb 2:7  Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.
Jona Alb 2:8  Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.
Jona Alb 2:9  Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
Jona Alb 2:10  Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.