ECCLESIASTES
Chapter 6
Eccl | Alb | 6:2 | dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t'i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe. | |
Eccl | Alb | 6:3 | Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai; | |
Eccl | Alb | 6:5 | Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri. | |
Eccl | Alb | 6:6 | Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend? | |
Eccl | Alb | 6:8 | Ç'përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç'përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë? | |
Eccl | Alb | 6:9 | Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën. | |
Eccl | Alb | 6:10 | Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç'është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai. | |
Eccl | Alb | 6:11 | Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu? | |