ECCLESIASTES
Chapter 4
Eccl | Alb | 4:1 | Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë. | |
Eccl | Alb | 4:2 | Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma; | |
Eccl | Alb | 4:3 | por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell. | |
Eccl | Alb | 4:4 | Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën. | |
Eccl | Alb | 4:6 | Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën. | |
Eccl | Alb | 4:8 | dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë. | |
Eccl | Alb | 4:10 | Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë! | |
Eccl | Alb | 4:11 | Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t'ia bëjë të ngrohet? | |
Eccl | Alb | 4:12 | Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t'i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt. | |
Eccl | Alb | 4:13 | Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime. | |
Eccl | Alb | 4:14 | Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij. | |
Eccl | Alb | 4:15 | I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t'u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit. | |