ECCLESIASTES
Chapter 10
Eccl | Alb | 10:1 | Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë. | |
Eccl | Alb | 10:2 | Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij. | |
Eccl | Alb | 10:3 | Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla. | |
Eccl | Alb | 10:4 | Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda; | |
Eccl | Alb | 10:8 | Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër. | |
Eccl | Alb | 10:10 | Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t'ia dalë gjithnjë mbarë. | |
Eccl | Alb | 10:14 | Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij? | |
Eccl | Alb | 10:16 | Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes! | |
Eccl | Alb | 10:17 | Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t'u dehur! | |
Eccl | Alb | 10:18 | Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve. | |
Eccl | Alb | 10:19 | Një banket shtrohet për t'u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari. | |