I CORINTHIANS
Chapter 5
I Co | Alb | 5:1 | Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet. | |
I Co | Alb | 5:2 | Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë. | |
I Co | Alb | 5:3 | Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë. | |
I Co | Alb | 5:4 | Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht, | |
I Co | Alb | 5:5 | vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t'i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jezus. | |
I Co | Alb | 5:7 | Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne. | |
I Co | Alb | 5:8 | Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës. | |
I Co | Alb | 5:10 | dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota. | |
I Co | Alb | 5:11 | Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë. | |
I Co | Alb | 5:12 | Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit? | |