Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I CORINTHIANS
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 10
I Co Alb 10:1  Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
I Co Alb 10:2  dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
I Co Alb 10:3  të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
I Co Alb 10:4  dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
I Co Alb 10:5  Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
I Co Alb 10:6  Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
I Co Alb 10:7  dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ''Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur''.
I Co Alb 10:8  Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
I Co Alb 10:9  Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
I Co Alb 10:10  Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
I Co Alb 10:11  Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
I Co Alb 10:12  Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
I Co Alb 10:13  Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
I Co Alb 10:14  Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
I Co Alb 10:15  Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
I Co Alb 10:16  kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
I Co Alb 10:17  Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
I Co Alb 10:18  Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
I Co Alb 10:19  Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
I Co Alb 10:20  Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
I Co Alb 10:21  Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
I Co Alb 10:22  A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?
I Co Alb 10:23  Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
I Co Alb 10:24  Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.
I Co Alb 10:25  Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
I Co Alb 10:26  sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
I Co Alb 10:27  Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
I Co Alb 10:28  Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
I Co Alb 10:29  Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
I Co Alb 10:30  Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
I Co Alb 10:31  Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
I Co Alb 10:32  Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
I Co Alb 10:33  sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.