Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I CORINTHIANS
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 12
I Co Alb 12:1  Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
I Co Alb 12:2  Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.
I Co Alb 12:3  Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.
I Co Alb 12:5  Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.
I Co Alb 12:6  Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
I Co Alb 12:7  Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
I Co Alb 12:8  Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;
I Co Alb 12:9  një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
I Co Alb 12:10  një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.
I Co Alb 12:11  Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.
I Co Alb 12:12  Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
I Co Alb 12:13  Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
I Co Alb 12:14  Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
I Co Alb 12:15  Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
I Co Alb 12:16  Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
I Co Alb 12:17  Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?
I Co Alb 12:18  Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.
I Co Alb 12:19  Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
I Co Alb 12:20  Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.
I Co Alb 12:21  Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''.
I Co Alb 12:22  Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;
I Co Alb 12:23  dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
I Co Alb 12:24  Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,
I Co Alb 12:25  që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.
I Co Alb 12:26  Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
I Co Alb 12:27  Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.
I Co Alb 12:28  Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.
I Co Alb 12:29  A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?
I Co Alb 12:30  A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?
I Co Alb 12:31  Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë.