Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I CORINTHIANS
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 16
I Co Alb 16:1  Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
I Co Alb 16:2  Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.
I Co Alb 16:3  Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.
I Co Alb 16:4  Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.
I Co Alb 16:5  Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
I Co Alb 16:6  Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
I Co Alb 16:7  Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.
I Co Alb 16:8  Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
I Co Alb 16:9  sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
I Co Alb 16:10  Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
I Co Alb 16:11  Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
I Co Alb 16:12  Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
I Co Alb 16:13  Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
I Co Alb 16:15  Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
I Co Alb 16:16  ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
I Co Alb 16:17  Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
I Co Alb 16:18  sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.
I Co Alb 16:19  Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
I Co Alb 16:20  Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
I Co Alb 16:21  Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.
I Co Alb 16:22  Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.
I Co Alb 16:24  Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.