MICAH
Chapter 6
Mica | Alb | 6:1 | Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: "Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd". | |
Mica | Alb | 6:2 | Dëgjoni, o male, kundërshtimin e Zotit, dhe ju themele të forta të tokës, sepse Zoti ka një kundërshtim me popullin e tij dhe dëshiron të diskutojë me Izraelin. | |
Mica | Alb | 6:4 | Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit, të çlirova nga shtëpia e skllavërisë dhe kam dërguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin. | |
Mica | Alb | 6:5 | O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit". | |
Mica | Alb | 6:6 | Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë? | |
Mica | Alb | 6:7 | Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim? | |
Mica | Alb | 6:8 | O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd? | |
Mica | Alb | 6:9 | Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: "Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar. | |
Mica | Alb | 6:10 | A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme? | |
Mica | Alb | 6:11 | Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme? | |
Mica | Alb | 6:12 | Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre. | |
Mica | Alb | 6:13 | Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua. | |
Mica | Alb | 6:14 | Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t'ia dorëzoj shpatës. | |
Mica | Alb | 6:15 | Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t'i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë. | |