HEBREWS
Chapter 1
Hebr | Alb | 1:1 | Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, | |
Hebr | Alb | 1:2 | së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. | |
Hebr | Alb | 1:3 | Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta, | |
Hebr | Alb | 1:4 | edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi. | |
Hebr | Alb | 1:5 | Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Ti je Biri im, sot më je lindur''? Edhe përsëri: ''Unë do t'i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir''? | |
Hebr | Alb | 1:6 | Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ''Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë''. | |
Hebr | Alb | 1:7 | Kurse për engjëjt thotë: ''Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri''; | |
Hebr | Alb | 1:8 | ndërsa për të Birin thotë: ''Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie. | |
Hebr | Alb | 1:9 | E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''. | |
Hebr | Alb | 1:12 | dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''. | |
Hebr | Alb | 1:13 | Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''? | |