HEBREWS
Chapter 2
Hebr | Alb | 2:1 | Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga. | |
Hebr | Alb | 2:2 | Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë, | |
Hebr | Alb | 2:3 | si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan, | |
Hebr | Alb | 2:4 | ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij. | |
Hebr | Alb | 2:5 | Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim, | |
Hebr | Alb | 2:6 | por dikush dëshmoi diku duke thënë: ''Ç'është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të? | |
Hebr | Alb | 2:7 | Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua; | |
Hebr | Alb | 2:8 | Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij''. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij, | |
Hebr | Alb | 2:9 | por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit. | |
Hebr | Alb | 2:10 | Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre. | |
Hebr | Alb | 2:11 | Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t'i quajë vëllezër, | |
Hebr | Alb | 2:12 | duke thënë: ''Vëllezërve të mi do t'ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës''. | |
Hebr | Alb | 2:13 | Edhe më: ''Do të shpresoj në të''. Dhe përsëri: ''Ja unë, dhe fëmijët që m'i dha Perëndia''. | |
Hebr | Alb | 2:14 | Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, | |
Hebr | Alb | 2:15 | edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. | |
Hebr | Alb | 2:17 | Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit. | |