HEBREWS
Chapter 4
Hebr | Alb | 4:1 | Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë. | |
Hebr | Alb | 4:2 | Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan. | |
Hebr | Alb | 4:3 | Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ''Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time'', ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota. | |
Hebr | Alb | 4:4 | Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: ''Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij''; | |
Hebr | Alb | 4:6 | Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre, | |
Hebr | Alb | 4:7 | ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur''. | |
Hebr | Alb | 4:8 | Sepse, në qoftë se Jozueu do t'u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër. | |
Hebr | Alb | 4:10 | Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat. | |
Hebr | Alb | 4:11 | Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes. | |
Hebr | Alb | 4:12 | Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. | |
Hebr | Alb | 4:13 | Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari. | |
Hebr | Alb | 4:14 | Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit. | |
Hebr | Alb | 4:15 | Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. | |