Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I TIMOTHY
1 2 3 4 5 6
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 2
I Ti Alb 2:1  Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
I Ti Alb 2:2  për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.
I Ti Alb 2:3  Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
I Ti Alb 2:4  i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.
I Ti Alb 2:5  Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,
I Ti Alb 2:6  i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,
I Ti Alb 2:7  për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.
I Ti Alb 2:8  Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.
I Ti Alb 2:9  Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,
I Ti Alb 2:10  po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.
I Ti Alb 2:11  Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.
I Ti Alb 2:12  Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.
I Ti Alb 2:13  Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.
I Ti Alb 2:14  Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.
I Ti Alb 2:15  Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.