Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I TIMOTHY
1 2 3 4 5 6
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 4
I Ti Alb 4:1  Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,
I Ti Alb 4:2  që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,
I Ti Alb 4:3  të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
I Ti Alb 4:4  Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,
I Ti Alb 4:5  sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
I Ti Alb 4:6  Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.
I Ti Alb 4:7  Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,
I Ti Alb 4:8  sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.
I Ti Alb 4:9  Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.
I Ti Alb 4:10  Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
I Ti Alb 4:11  Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
I Ti Alb 4:12  Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.
I Ti Alb 4:13  Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.
I Ti Alb 4:14  Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.
I Ti Alb 4:15  Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
I Ti Alb 4:16  Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.