Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
LEVITICUS
Prev Up Next
Chapter 1
Levi Alb 1:1  Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:
Levi Alb 1:2  "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.
Levi Alb 1:3  Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.
Levi Alb 1:4  Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.
Levi Alb 1:5  Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;
Levi Alb 1:6  do ta rrjepë olokaustin dhe do ta presë në copa.
Levi Alb 1:7  Dhe bijtë e priftit Aaron do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë mbi zjarrin.
Levi Alb 1:8  Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vendosin copat, kokën dhe dhjamin mbi drutë e vëna mbi zjarrin që gjendet mbi altarin;
Levi Alb 1:9  por do t'i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levi Alb 1:10  Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta.
Levi Alb 1:11  Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.
Levi Alb 1:12  Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;
Levi Alb 1:13  por do t'i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levi Alb 1:14  Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.
Levi Alb 1:15  Prifti do t'i paraqesë në altar, do t'u këpusë kokën, do t'i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.
Levi Alb 1:16  Pastaj do t'u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t'i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.
Levi Alb 1:17  Do t'i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t'i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".