Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
LEVITICUS
Prev Up Next
Chapter 14
Levi Alb 14:2  "Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t'i çohet priftit.
Levi Alb 14:3  Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,
Levi Alb 14:4  prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.
Levi Alb 14:5  Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.
Levi Alb 14:6  Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.
Levi Alb 14:7  Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.
Levi Alb 14:8  Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.
Levi Alb 14:9  Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.
Levi Alb 14:10  Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;
Levi Alb 14:11  dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
Levi Alb 14:12  Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.
Levi Alb 14:13  Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.
Levi Alb 14:14  Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
Levi Alb 14:15  Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;
Levi Alb 14:16  pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.
Levi Alb 14:17  Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të riparimit.
Levi Alb 14:18  Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.
Levi Alb 14:19  Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.
Levi Alb 14:20  Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.
Levi Alb 14:21  Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t'i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen
Levi Alb 14:22  dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.
Levi Alb 14:23  Ditën e tetë do t'i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.
Levi Alb 14:24  Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.
Levi Alb 14:25  Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
Levi Alb 14:26  Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.
Levi Alb 14:27  Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.
Levi Alb 14:28  Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.
Levi Alb 14:29  Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.
Levi Alb 14:30  Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;
Levi Alb 14:31  do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.
Levi Alb 14:32  Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".
Levi Alb 14:33  Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:
Levi Alb 14:34  "Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,
Levi Alb 14:35  i zoti i shtëpisë do të shkojë t'ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".
Levi Alb 14:36  Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.
Levi Alb 14:37  Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,
Levi Alb 14:38  prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.
Levi Alb 14:39  Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,
Levi Alb 14:40  prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t'i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.
Levi Alb 14:41  Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.
Levi Alb 14:42  Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t'i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.
Levi Alb 14:43  Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,
Levi Alb 14:44  prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.
Levi Alb 14:45  Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t'i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.
Levi Alb 14:46  Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Levi Alb 14:47  Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.
Levi Alb 14:48  Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.
Levi Alb 14:49  Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;
Levi Alb 14:50  do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;
Levi Alb 14:51  dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.
Levi Alb 14:52  Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;
Levi Alb 14:53  por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.
Levi Alb 14:54  Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,
Levi Alb 14:56  për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,
Levi Alb 14:57  për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".