Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
II TIMOTHY
1 2 3 4
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 3
II T Alb 3:1  Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,
II T Alb 3:2  sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,
II T Alb 3:3  të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,
II T Alb 3:4  tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,
II T Alb 3:5  të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
II T Alb 3:6  Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,
II T Alb 3:7  të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.
II T Alb 3:8  Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.
II T Alb 3:9  Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.
II T Alb 3:10  Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,
II T Alb 3:11  përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.
II T Alb 3:12  Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,
II T Alb 3:13  por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë.
II T Alb 3:14  Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,
II T Alb 3:15  dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
II T Alb 3:16  I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
II T Alb 3:17  që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.