Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
ROMANS
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 12
Roma Alb 12:1  O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
Roma Alb 12:2  Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
Roma Alb 12:3  Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
Roma Alb 12:4  Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,
Roma Alb 12:5  kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.
Roma Alb 12:6  Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
Roma Alb 12:7  nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;
Roma Alb 12:8  dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim.
Roma Alb 12:9  Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
Roma Alb 12:10  Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.
Roma Alb 12:11  Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,
Roma Alb 12:12  të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;
Roma Alb 12:13  ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
Roma Alb 12:14  Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
Roma Alb 12:15  Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.
Roma Alb 12:16  Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
Roma Alb 12:17  Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
Roma Alb 12:18  Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
Roma Alb 12:19  Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.
Roma Alb 12:20  ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''.
Roma Alb 12:21  Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.