Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
ROMANS
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 4
Roma Alb 4:1  Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
Roma Alb 4:2  Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.
Roma Alb 4:3  Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ''Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi''.
Roma Alb 4:4  Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
Roma Alb 4:5  ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
Roma Alb 4:6  Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
Roma Alb 4:7  ''Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
Roma Alb 4:8  Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin''.
Roma Alb 4:9  Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
Roma Alb 4:10  Në ç'mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
Roma Alb 4:11  Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t'u numërohet drejtësia,
Roma Alb 4:12  dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.
Roma Alb 4:13  Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
Roma Alb 4:14  Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,
Roma Alb 4:15  sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.
Roma Alb 4:16  Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili
Roma Alb 4:17  (siç është shkruar: ''Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve''), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.
Roma Alb 4:18  Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t'u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ''Kështu do të jetë pasardhja jotë''.
Roma Alb 4:19  Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.
Roma Alb 4:20  Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
Roma Alb 4:21  plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.
Roma Alb 4:22  Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.
Roma Alb 4:23  E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,
Roma Alb 4:24  por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,
Roma Alb 4:25  i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.