Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
LAMENTATIONS
1 2 3 4 5
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 5
Lame Alb 5:1  Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
Lame Alb 5:2  Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
Lame Alb 5:3  Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
Lame Alb 5:4  Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
Lame Alb 5:5  Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
Lame Alb 5:6  I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
Lame Alb 5:7  Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
Lame Alb 5:8  Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
Lame Alb 5:9  E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
Lame Alb 5:10  Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
Lame Alb 5:11  Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
Lame Alb 5:12  Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
Lame Alb 5:13  Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
Lame Alb 5:14  Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
Lame Alb 5:15  Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
Lame Alb 5:16  Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
Lame Alb 5:17  Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
Lame Alb 5:18  për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
Lame Alb 5:19  Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
Lame Alb 5:20  Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
Lame Alb 5:21  Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
Lame Alb 5:22  Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?