Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
PHILEMON
Up
1
Toggle notes
Chapter 1
Phil Alb 1:1  Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit, dhe vëlla Timoteu, Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,
Phil Alb 1:2  motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:
Phil Alb 1:3  hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.
Phil Alb 1:4  E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,
Phil Alb 1:5  sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
Phil Alb 1:6  që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.
Phil Alb 1:7  Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.
Phil Alb 1:8  Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,
Phil Alb 1:9  më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;
Phil Alb 1:10  të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,
Phil Alb 1:11  i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,
Phil Alb 1:12  të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.
Phil Alb 1:13  Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;
Phil Alb 1:14  por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.
Phil Alb 1:15  Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,
Phil Alb 1:16  por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.
Phil Alb 1:17  në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!
Phil Alb 1:18  Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua.
Phil Alb 1:19  Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde!
Phil Alb 1:20  Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!
Phil Alb 1:21  Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them.
Phil Alb 1:22  Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri.
Phil Alb 1:23  Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin,
Phil Alb 1:24  Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.
Phil Alb 1:25  Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.