Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
GALATIANS
1 2 3 4 5 6
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 5
Gala Alb 5:1  Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
Gala Alb 5:2  Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
Gala Alb 5:3  Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
Gala Alb 5:4  Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
Gala Alb 5:5  Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
Gala Alb 5:6  sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
Gala Alb 5:7  Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
Gala Alb 5:10  Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
Gala Alb 5:11  Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
Gala Alb 5:12  Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
Gala Alb 5:13  Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
Gala Alb 5:14  Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
Gala Alb 5:15  Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
Gala Alb 5:16  Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
Gala Alb 5:17  sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
Gala Alb 5:18  Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
Gala Alb 5:19  Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
Gala Alb 5:20  idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
Gala Alb 5:21  smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Gala Alb 5:22  Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
Gala Alb 5:24  Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.
Gala Alb 5:25  Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.
Gala Alb 5:26  Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.