Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
GALATIANS
1 2 3 4 5 6
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 4
Gala Alb 4:1  Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
Gala Alb 4:2  por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
Gala Alb 4:3  Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
Gala Alb 4:4  por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
Gala Alb 4:5  që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
Gala Alb 4:6  Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.
Gala Alb 4:7  Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
Gala Alb 4:8  Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
Gala Alb 4:9  kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni?
Gala Alb 4:10  Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
Gala Alb 4:11  Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
Gala Alb 4:12  O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe.
Gala Alb 4:13  Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
Gala Alb 4:14  dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
Gala Alb 4:15  Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua.
Gala Alb 4:16  A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
Gala Alb 4:17  Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
Gala Alb 4:18  Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
Gala Alb 4:19  Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
Gala Alb 4:20  Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.
Gala Alb 4:21  Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?
Gala Alb 4:22  Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
Gala Alb 4:23  Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
Gala Alb 4:24  Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
Gala Alb 4:25  Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
Gala Alb 4:26  Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
Gala Alb 4:27  Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.
Gala Alb 4:28  Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
Gala Alb 4:29  Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
Gala Alb 4:30  Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.
Gala Alb 4:31  Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.