Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
GALATIANS
1 2 3 4 5 6
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 3
Gala Alb 3:1  O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?
Gala Alb 3:2  Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
Gala Alb 3:3  A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?
Gala Alb 3:4  A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?
Gala Alb 3:5  Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
Gala Alb 3:6  Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';
Gala Alb 3:7  Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
Gala Alb 3:8  Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.
Gala Alb 3:9  Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
Gala Alb 3:10  Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.
Gala Alb 3:11  Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.
Gala Alb 3:12  Dhe ligji nuk është nga besimi, por ''njeriu që do t'i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.
Gala Alb 3:13  Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),
Gala Alb 3:14  që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
Gala Alb 3:15  O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.
Gala Alb 3:16  Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.
Gala Alb 3:17  Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
Gala Alb 3:18  Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.
Gala Alb 3:19  Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.
Gala Alb 3:20  Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.
Gala Alb 3:21  A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.
Gala Alb 3:22  Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t'u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
Gala Alb 3:23  Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.
Gala Alb 3:24  Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
Gala Alb 3:25  Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,
Gala Alb 3:26  sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
Gala Alb 3:27  Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.
Gala Alb 3:28  Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.
Gala Alb 3:29  Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.