GENESIS
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
Chapter 46
Gene | Alb | 46:1 | Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak. | |
Gene | Alb | 46:2 | Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam". | |
Gene | Alb | 46:3 | Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh. | |
Gene | Alb | 46:4 | Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t'i mbyllë sytë". | |
Gene | Alb | 46:5 | Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t'i mbartur. | |
Gene | Alb | 46:6 | Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij. | |
Gene | Alb | 46:7 | Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij. | |
Gene | Alb | 46:8 | Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni. | |
Gene | Alb | 46:10 | Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease. | |
Gene | Alb | 46:12 | Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli. | |
Gene | Alb | 46:15 | Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta. | |
Gene | Alb | 46:17 | Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli. | |
Gene | Alb | 46:18 | Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta. | |
Gene | Alb | 46:20 | Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit. | |
Gene | Alb | 46:21 | Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi. | |
Gene | Alb | 46:25 | Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta. | |
Gene | Alb | 46:26 | Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta. | |
Gene | Alb | 46:27 | Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta. | |
Gene | Alb | 46:28 | Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit. | |
Gene | Alb | 46:29 | Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij. | |
Gene | Alb | 46:30 | Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë". | |
Gene | Alb | 46:31 | Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t'i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë. | |
Gene | Alb | 46:32 | Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë". | |
Gene | Alb | 46:33 | Kur Faraoni do t'ju thërrasë dhe do t'ju thotë: "Me ç'punë merreni?", ju do t'i përgjigjeni: | |