Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 23
Job Alb 23:2  "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
Job Alb 23:3  Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
Job Alb 23:4  Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
Job Alb 23:5  Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
Job Alb 23:6  A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
Job Alb 23:7  Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
Job Alb 23:8  Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
Job Alb 23:9  vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
Job Alb 23:10  Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
Job Alb 23:11  Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
Job Alb 23:12  nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
Job Alb 23:13  Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,
Job Alb 23:14  kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.
Job Alb 23:15  Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.
Job Alb 23:16  Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
Job Alb 23:17  Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".