Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 22
Job Alb 22:1  Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
Job Alb 22:2  "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
Job Alb 22:3  Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
Job Alb 22:4  Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
Job Alb 22:5  Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
Job Alb 22:6  Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.
Job Alb 22:7  Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.
Job Alb 22:8  Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
Job Alb 22:9  E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.
Job Alb 22:10  Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,
Job Alb 22:11  ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
Job Alb 22:12  A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
Job Alb 22:13  Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
Job Alb 22:14  Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".
Job Alb 22:15  A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
Job Alb 22:16  që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
Job Alb 22:17  Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
Job Alb 22:18  Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
Job Alb 22:19  Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;
Job Alb 22:20  po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
Job Alb 22:21  Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
Job Alb 22:22  Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
Job Alb 22:23  Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
Job Alb 22:24  dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
Job Alb 22:25  atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
Job Alb 22:26  Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
Job Alb 22:27  Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
Job Alb 22:28  Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
Job Alb 22:29  Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
Job Alb 22:30  dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".