Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 18
Job Alb 18:1  Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
Job Alb 18:2  "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
Job Alb 18:3  Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
Job Alb 18:4  Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
Job Alb 18:5  Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
Job Alb 18:6  Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
Job Alb 18:7  Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
Job Alb 18:8  Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
Job Alb 18:9  Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
Job Alb 18:10  Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
Job Alb 18:11  Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
Job Alb 18:12  Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
Job Alb 18:13  Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
Job Alb 18:14  Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
Job Alb 18:15  Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
Job Alb 18:16  Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
Job Alb 18:17  Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
Job Alb 18:18  Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
Job Alb 18:19  Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
Job Alb 18:20  Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.
Job Alb 18:21  Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij