Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 13
Job Alb 13:1  "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
Job Alb 13:2  Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
Job Alb 13:3  Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
Job Alb 13:4  sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
Job Alb 13:5  Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.
Job Alb 13:6  Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.
Job Alb 13:7  A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
Job Alb 13:8  A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
Job Alb 13:9  Do të ishte më mirë për ju që ai t'ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
Job Alb 13:10  Me siguri ai do t'ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.
Job Alb 13:11  Madhëria e tij vallë a nuk do t'ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?
Job Alb 13:12  Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.
Job Alb 13:13  Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.
Job Alb 13:14  Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?
Job Alb 13:15  Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.
Job Alb 13:16  Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.
Job Alb 13:17  Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.
Job Alb 13:18  Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.
Job Alb 13:19  Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.
Job Alb 13:20  Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t'i fshihem pranisë sate;
Job Alb 13:21  largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.
Job Alb 13:22  Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.
Job Alb 13:23  Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!
Job Alb 13:24  Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?
Job Alb 13:25  Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?
Job Alb 13:26  Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?
Job Alb 13:27  Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,
Job Alb 13:28  Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".