JOB
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
Chapter 20
Job | Alb | 20:2 | "Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime. | |
Job | Alb | 20:3 | Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj. | |
Job | Alb | 20:7 | ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?". | |
Job | Alb | 20:8 | Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate. | |
Job | Alb | 20:10 | Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij. | |
Job | Alb | 20:14 | Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij. | |
Job | Alb | 20:18 | Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij. | |
Job | Alb | 20:19 | Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar. | |
Job | Alb | 20:20 | Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë. | |
Job | Alb | 20:21 | Asgjë nuk do t'i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë. | |
Job | Alb | 20:22 | Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij. | |
Job | Alb | 20:23 | Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë. | |
Job | Alb | 20:24 | Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi. | |
Job | Alb | 20:25 | Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri. | |
Job | Alb | 20:26 | Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth. | |
Job | Alb | 20:28 | Të ardhurat e shtëpisë së tij do t'i merren, do t'i marrin në ditën e zemërimit të tij. | |