Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 33
Job Alb 33:1  "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
Job Alb 33:2  Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.
Job Alb 33:3  Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.
Job Alb 33:4  Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
Job Alb 33:5  Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
Job Alb 33:6  Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
Job Alb 33:7  Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
Job Alb 33:8  Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
Job Alb 33:9  "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
Job Alb 33:10  Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
Job Alb 33:11  i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".
Job Alb 33:12  Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
Job Alb 33:13  Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
Job Alb 33:14  Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
Job Alb 33:15  në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
Job Alb 33:16  Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
Job Alb 33:17  për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
Job Alb 33:18  për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
Job Alb 33:19  Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,
Job Alb 33:20  aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
Job Alb 33:21  Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
Job Alb 33:22  kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.
Job Alb 33:23  Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij.
Job Alb 33:24  Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".
Job Alb 33:25  Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.
Job Alb 33:26  Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
Job Alb 33:27  Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.
Job Alb 33:28  Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".
Job Alb 33:29  Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
Job Alb 33:30  për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.
Job Alb 33:31  Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.
Job Alb 33:32  Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.
Job Alb 33:33  Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".