Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 21
Job Alb 21:2  "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.
Job Alb 21:3  Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.
Job Alb 21:4  A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?
Job Alb 21:5  Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.
Job Alb 21:6  Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.
Job Alb 21:7  Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
Job Alb 21:8  Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
Job Alb 21:9  Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
Job Alb 21:10  Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.
Job Alb 21:11  Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.
Job Alb 21:12  Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.
Job Alb 21:13  I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.
Job Alb 21:14  Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
Job Alb 21:15  Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
Job Alb 21:16  Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.
Job Alb 21:17  Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?
Job Alb 21:18  A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?
Job Alb 21:19  Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.
Job Alb 21:20  Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!
Job Alb 21:21  Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?
Job Alb 21:22  A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?
Job Alb 21:23  Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;
Job Alb 21:24  ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.
Job Alb 21:25  Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.
Job Alb 21:26  Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.
Job Alb 21:27  Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.
Job Alb 21:28  Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".
Job Alb 21:29  Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?
Job Alb 21:30  Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.
Job Alb 21:31  Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?
Job Alb 21:32  Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.
Job Alb 21:33  Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
Job Alb 21:34  Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".