Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 34
Job Alb 34:2  "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin!
Job Alb 34:3  Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.
Job Alb 34:4  Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.
Job Alb 34:5  Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.
Job Alb 34:6  A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat".
Job Alb 34:7  Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,
Job Alb 34:8  që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij?
Job Alb 34:9  Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".
Job Alb 34:10  Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!
Job Alb 34:11  Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.
Job Alb 34:12  Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.
Job Alb 34:13  Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?
Job Alb 34:14  Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,
Job Alb 34:15  çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.
Job Alb 34:16  Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.
Job Alb 34:17  A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin?
Job Alb 34:18  Ai që i thotë një mbreti: "Je për t'u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".
Job Alb 34:19  Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.
Job Alb 34:20  Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu.
Job Alb 34:21  Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij.
Job Alb 34:22  Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij.
Job Alb 34:23  Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.
Job Alb 34:24  Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.
Job Alb 34:25  Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen;
Job Alb 34:26  i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve,
Job Alb 34:27  sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,
Job Alb 34:28  deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.
Job Alb 34:29  Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,
Job Alb 34:30  për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?
Job Alb 34:31  Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;
Job Alb 34:32  tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?
Job Alb 34:33  A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.
Job Alb 34:34  Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:
Job Alb 34:35  "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".
Job Alb 34:36  Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,
Job Alb 34:37  sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".