JOB
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
Chapter 6
Job | Alb | 6:2 | "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren, | |
Job | Alb | 6:3 | do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën. | |
Job | Alb | 6:4 | Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje. | |
Job | Alb | 6:6 | A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës? | |
Job | Alb | 6:7 | Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm. | |
Job | Alb | 6:10 | Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit. | |
Job | Alb | 6:11 | Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time? | |
Job | Alb | 6:14 | Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit. | |
Job | Alb | 6:17 | por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre. | |
Job | Alb | 6:20 | por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar. | |
Job | Alb | 6:23 | ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"? | |
Job | Alb | 6:26 | Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era? | |
Job | Alb | 6:29 | Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time. | |