Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 36
Job Alb 36:2  "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
Job Alb 36:3  Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
Job Alb 36:4  Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
Job Alb 36:5  Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
Job Alb 36:6  Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
Job Alb 36:7  Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
Job Alb 36:8  Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
Job Alb 36:9  atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
Job Alb 36:10  Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
Job Alb 36:11  Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
Job Alb 36:12  por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
Job Alb 36:13  Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
Job Alb 36:14  kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
Job Alb 36:15  Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
Job Alb 36:16  Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
Job Alb 36:17  Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
Job Alb 36:18  Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
Job Alb 36:19  Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
Job Alb 36:20  Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
Job Alb 36:21  Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
Job Alb 36:22  Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
Job Alb 36:23  Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
Job Alb 36:24  Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
Job Alb 36:25  tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
Job Alb 36:26  Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
Job Alb 36:27  Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
Job Alb 36:28  që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
Job Alb 36:29  Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
Job Alb 36:30  Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
Job Alb 36:31  Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
Job Alb 36:32  Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
Job Alb 36:33  Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.