Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 19
Job Alb 19:2  "Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?
Job Alb 19:3  U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.
Job Alb 19:4  Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.
Job Alb 19:5  Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,
Job Alb 19:6  mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.
Job Alb 19:7  Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!
Job Alb 19:8  Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.
Job Alb 19:9  Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën.
Job Alb 19:10  Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time.
Job Alb 19:11  Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij.
Job Alb 19:12  Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime.
Job Alb 19:13  Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.
Job Alb 19:14  Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.
Job Alb 19:15  Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.
Job Alb 19:16  Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t'i lutem me gojën time.
Job Alb 19:17  Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.
Job Alb 19:18  Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.
Job Alb 19:19  Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.
Job Alb 19:20  Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.
Job Alb 19:21  Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.
Job Alb 19:22  Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?
Job Alb 19:23  Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër;
Job Alb 19:24  sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!
Job Alb 19:25  Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.
Job Alb 19:26  Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.
Job Alb 19:27  Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.
Job Alb 19:28  Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,
Job Alb 19:29  ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim".