Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 15
Job Alb 15:1  Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
Job Alb 15:2  "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?
Job Alb 15:3  Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?
Job Alb 15:4  Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.
Job Alb 15:5  Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.
Job Alb 15:6  Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.
Job Alb 15:7  A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?
Job Alb 15:8  A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?
Job Alb 15:9  Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?
Job Alb 15:10  Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.
Job Alb 15:11  Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?
Job Alb 15:12  Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,
Job Alb 15:13  duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".
Job Alb 15:14  "Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë?
Job Alb 15:15  Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij;
Job Alb 15:16  aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!
Job Alb 15:17  Dua të të flas, më dëgjo; do të të tregoj atë që kam parë,
Job Alb 15:18  atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre,
Job Alb 15:19  të cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë të huaji në radhët e tyre.
Job Alb 15:20  I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë të numëruara.
Job Alb 15:21  Zhurma të llahtarshme arrijnë në veshët e tij, dhe në kohën e bollëkut i sulet rrënuesi.
Job Alb 15:22  Nuk ka shpresë kthimi nga errësira, dhe shpata e pret.
Job Alb 15:23  Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur në krah të tij.
Job Alb 15:24  Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,
Job Alb 15:25  sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,
Job Alb 15:26  duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij të zbukuruara me tokëza.
Job Alb 15:27  Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;
Job Alb 15:28  ai banon në qytete të shkretuara, në shtëpi të pabanuara që do të katandisen në grumbuj gërmadhash.
Job Alb 15:29  Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.
Job Alb 15:30  Nuk do të arrijë të çlirohet nga terri, flaka do të thajë lastarët e tij, dhe do të çohet larg nga fryma e gojës së tij.
Job Alb 15:31  Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij.
Job Alb 15:32  Do të kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do të gjelbërojnë më.
Job Alb 15:33  Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.
Job Alb 15:34  Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.
Job Alb 15:35  Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi.