Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
JOB
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 29
Job Alb 29:2  "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
Job Alb 29:3  kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
Job Alb 29:4  siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
Job Alb 29:5  kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
Job Alb 29:6  kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
Job Alb 29:7  Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
Job Alb 29:8  të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;
Job Alb 29:9  princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;
Job Alb 29:10  zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
Job Alb 29:11  veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
Job Alb 29:12  sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
Job Alb 29:13  Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.
Job Alb 29:14  Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.
Job Alb 29:15  Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;
Job Alb 29:16  isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
Job Alb 29:17  I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.
Job Alb 29:18  Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
Job Alb 29:19  rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
Job Alb 29:20  lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".
Job Alb 29:21  Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
Job Alb 29:22  Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
Job Alb 29:23  Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
Job Alb 29:24  Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
Job Alb 29:25  Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.