Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
EXODUS
Prev Up Next
Chapter 35
Exod Alb 35:1  Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
Exod Alb 35:2  Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
Exod Alb 35:3  Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".
Exod Alb 35:4  Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
Exod Alb 35:5  "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
Exod Alb 35:6  stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
Exod Alb 35:7  lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
Exod Alb 35:8  vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
Exod Alb 35:9  gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
Exod Alb 35:10  Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
Exod Alb 35:11  tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
Exod Alb 35:12  arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
Exod Alb 35:13  tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
Exod Alb 35:14  shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
Exod Alb 35:15  altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
Exod Alb 35:16  altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
Exod Alb 35:17  perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
Exod Alb 35:18  kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
Exod Alb 35:19  rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
Exod Alb 35:20  Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
Exod Alb 35:21  Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
Exod Alb 35:22  Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.
Exod Alb 35:23  Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.
Exod Alb 35:24  Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
Exod Alb 35:25  Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.
Exod Alb 35:26  Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.
Exod Alb 35:27  Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
Exod Alb 35:28  aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
Exod Alb 35:29  Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t'i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.
Exod Alb 35:30  Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,
Exod Alb 35:31  dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,
Exod Alb 35:32  që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
Exod Alb 35:33  të gdhendë gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
Exod Alb 35:34  I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
Exod Alb 35:35  I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.