Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
EXODUS
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 36
Exod Alb 36:1  Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit".
Exod Alb 36:2  Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t'i hyrë punës dhe për ta kryer atë.
Exod Alb 36:3  Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t'i sillnin Moisiut oferta vullnetare.
Exod Alb 36:4  Atëherë të gjithë njerëzit e aftë që kryenin punime të çfarëdo lloji në shenjtërore, duke lënë secili punën që bënte, erdhën
Exod Alb 36:5  dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen".
Exod Alb 36:6  Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështue ndaluan popullin të sillte tjetër material.
Exod Alb 36:7  Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte.
Exod Alb 36:8  Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht.
Exod Alb 36:9  Çdo pëlhurë kishte një gjatësi dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të gjitha pëlhurat kishin të njëjtën masë.
Exod Alb 36:10  Ai bashkoi pesë pëlhura, dhe bashkoi gjithashtu pesë pëlhurat e tjera.
Exod Alb 36:11  Dhe bëri sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave; bëri të njëjtën gjë në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.
Exod Alb 36:12  Ai bëri pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë; sythet korrespondonin njëri me tjetrin.
Exod Alb 36:13  Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë.
Exod Alb 36:14  Ai bëri gjithashtu pëlhura me leshin e dhive, që të shërbenin si çadra mbi tabernakullin; ai bëri njëmbëdhjetë nga këto pëlhura.
Exod Alb 36:15  Çdo pëlhurë kishte një gjatësi prej tridhjetë kubitësh, dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë.
Exod Alb 36:16  Ai bashkoi pesë pëlhura nga njëra anë dhe gjashtë pëlhura nga ana tjetër.
Exod Alb 36:17  Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë.
Exod Alb 36:18  Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë.
Exod Alb 36:19  Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash.
Exod Alb 36:20  Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
Exod Alb 36:21  Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.
Exod Alb 36:22  Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
Exod Alb 36:23  Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;
Exod Alb 36:24  dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.
Exod Alb 36:25  Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,
Exod Alb 36:26  me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
Exod Alb 36:27  Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.
Exod Alb 36:28  Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
Exod Alb 36:29  Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.
Exod Alb 36:30  Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë.
Exod Alb 36:31  Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit,
Exod Alb 36:32  pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim.
Exod Alb 36:33  Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën.
Exod Alb 36:34  I veshi pastaj dërrasat me ar dhe i bëri prej ari unazat e tyre nga do të kalonin traversat, dhe i veshi me ar traversat.
Exod Alb 36:35  Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;
Exod Alb 36:36  Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.
Exod Alb 36:37  Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.
Exod Alb 36:38  Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.