Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
NUMBERS
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 2
Numb Alb 2:1  Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
Numb Alb 2:2  "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.
Numb Alb 2:3  Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;
Numb Alb 2:4  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
Numb Alb 2:5  Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;
Numb Alb 2:6  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.
Numb Alb 2:7  Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;
Numb Alb 2:8  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
Numb Alb 2:9  Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.
Numb Alb 2:10  Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;
Numb Alb 2:11  dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
Numb Alb 2:12  Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;
Numb Alb 2:13  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
Numb Alb 2:14  Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,
Numb Alb 2:15  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
Numb Alb 2:16  Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.
Numb Alb 2:17  Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.
Numb Alb 2:18  Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;
Numb Alb 2:19  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.
Numb Alb 2:20  Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
Numb Alb 2:21  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.
Numb Alb 2:22  Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;
Numb Alb 2:23  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
Numb Alb 2:24  Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.
Numb Alb 2:25  Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;
Numb Alb 2:26  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
Numb Alb 2:27  Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;
Numb Alb 2:28  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.
Numb Alb 2:29  Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;
Numb Alb 2:30  ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
Numb Alb 2:31  Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".
Numb Alb 2:32  Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
Numb Alb 2:33  Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Numb Alb 2:34  Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.