Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
NUMBERS
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 33
Numb Alb 33:1  Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.
Numb Alb 33:2  Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.
Numb Alb 33:3  U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,
Numb Alb 33:4  ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.
Numb Alb 33:5  Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.
Numb Alb 33:6  U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.
Numb Alb 33:7  U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.
Numb Alb 33:8  U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.
Numb Alb 33:9  U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.
Numb Alb 33:10  U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.
Numb Alb 33:11  U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.
Numb Alb 33:12  U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.
Numb Alb 33:14  U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.
Numb Alb 33:15  U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.
Numb Alb 33:16  U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.
Numb Alb 33:17  U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.
Numb Alb 33:18  U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.
Numb Alb 33:19  U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.
Numb Alb 33:20  U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.
Numb Alb 33:22  U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.
Numb Alb 33:23  U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.
Numb Alb 33:24  U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.
Numb Alb 33:25  U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.
Numb Alb 33:26  U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.
Numb Alb 33:29  U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.
Numb Alb 33:30  U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.
Numb Alb 33:31  U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.
Numb Alb 33:32  U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.
Numb Alb 33:33  U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.
Numb Alb 33:34  U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.
Numb Alb 33:35  U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.
Numb Alb 33:36  U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.
Numb Alb 33:37  Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.
Numb Alb 33:38  Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.
Numb Alb 33:39  Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.
Numb Alb 33:40  Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.
Numb Alb 33:41  Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.
Numb Alb 33:42  U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.
Numb Alb 33:44  U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.
Numb Alb 33:45  U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.
Numb Alb 33:46  U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.
Numb Alb 33:47  U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
Numb Alb 33:48  U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
Numb Alb 33:49  Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.
Numb Alb 33:50  Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
Numb Alb 33:51  "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,
Numb Alb 33:52  do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.
Numb Alb 33:53  Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.
Numb Alb 33:54  Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.
Numb Alb 33:55  Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t'ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.
Numb Alb 33:56  Dhe do të ndodhë që unë t'ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t'i trajtoj ata".